Ky është personi i cili dyshohet për vrasjen e nënës së tij
Pasditen e së premtes, një grua është vrarë në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
"Kosova Sot" ka siguruar fotografinë e të dyshuarit, Urim Hyseni bashkë me nënën e tij, tashmë të ndjerë.
(Kosova Sot Online)