Sveçla reagon pas vendimit për vizat: Nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sveçla ka shkruar se kjo është një fitore e Kosovës.
Ministri ka shkruar se nuk ka kohë për të festuar, pasi ka shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.
“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar. Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tone”, ka shkruar Sveçla.
(Kosova Sot Online)