Latifi: Ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar është i njëjtë me serbin
Ai që e nëpërkëmb flamurin shqiptar, është i njëjtë me serbin që e djeg atë në Beograd, ka theksuar profesori universitar, Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Latifi tha se vetëm për mbajtjen e flamurit shqiptar, shqiptarët në Kosovë janë masakruar.
“Unë mendoj se nëse dikush del e nëpërkëmb flamurin shqiptar, është sikur ai çetniku që e djeg në Beograd. A e di pse. Sepse në emër të atij flamuri janë vrarë 100 mijë vetë në këtë vend nga Serbia. Për shkak të atij simboli. E ti me thënë sot se është leckë. Je i barabartë me atë çetnikun e Beogradit”, tha ai.
(Kosova Sot Online)