Sot në Strasburg nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave
Parlamenti Evropian, të hënën në Strasburg, votoi tekstin që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ku qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari i vitit 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.
Për këtë çështje, sot në Strasburg, presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e presidencës së BE-së, do ta nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim. I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.
(Kosova Sot Online)