
Arrestohet një person, kishte fshehur drogë brenda furrës së bukës

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafik droge, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shqiptari kishte një furrë buke dhe e kishte kthyer atë në një biznes për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia i gjeti një sasi hashash të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës.
(Kosova Sot Online)