
Nis ceremonia e nënshkrimit në Strasburg

Në Strasburg ka nisur ceremonia e nënshkrimit të ligjit të ri për liberalizimin e vizave të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Dje Parlamenti Europian, ka miratuar pa votim liberalizimin i vizave për Kosovën.
Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.
(Kosova Sot Online)