Policia ndalon një 82-vjeçar, po voziste pa patentë shofer për 60 vjet
Policia në Japoni ndaloi një shofer të moshuar, i cili kishte rreth 60 vjet që voziste veturën pa patentë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ndaloi 82-vjeçarin Toshiyuki Ishibashi. Patrullat ndaluan makinën e tij.
Sipas një prej policëve, kur i kërkoi burrit të tregonte patentën e shoferit, rezultoi se ai nuk kishte asnjë dokument me vete.
Siç ka shpjeguar vetë Ishibashi, patenta e shoferit i është hequr në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë nuk e ka marrë më.
(Kosova Sot Online)