Kosova e para në Evropë për pronësi të shtëpive
Sipas të dhënave të “Eurostatit”, përpiluar nga “Landgeist”.Kosova është e para në Evropë për pronësi të shtëpive, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kosova është me përqindjen më të lartë, gati 98 për qind, ndjekur nga Shqipëria e Rumania. Gjermania, Zvicra e disa shtete të tjera në perëndim, kanë shkallën më të ulët. Këto dy shtete janë të vetmet në Evropë ku pronarët e shtëpive janë pakicë.
Një nga faktorë e mundshëm që ndikon në shkallën e pronësisë së shtëpive në Evropë është çmimi i pronave. Në shtetet si Gjermania e Zvicra, kostoja e blerjes së një prone është shumë më e lartë, duke e bërë të vështirë blerjen. Në shtete të tjera kjo konsiderohet më e lirë.
Një faktor tjetër është edhe çështja e popullaritetit të banesave sociale. Në disa shtete, si Holanda e Austria, qiramarrësit kanë më shumë të ngjarë të marrin banesa në pronësi publike pasi kanë vlerë më të ulët të qirasë.
(Kosova Sot Online)