KQZ tregon sa vëzhgues janë akredituar për zgjedhjet e 23 prillit

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 23:02
KQZ tregon sa vëzhgues janë akredituar për zgjedhjet e 23 prillit

Aktreditimi i vëzhgueve për zgjedhjet lokale në komunat veriore të 23 prillit, ka përfunduar, ka njoftuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në komunikatën thuhet se të akredituar janë 357 vëzhgues duke përfshirë subjektet politike, përfaqësi të huaja në Kosovë, shtëpi mediave dhe organizata joqeveritare.

Numri i vëzhguesve për parti politike është 75, për përfaqësi të huaja dy, për shtëpi mediatike 171 dhe për organizata joqeveritare është 109.

(Kosova Sot Online)