
Në Kosovë falet namazi i Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët e fesë islame sot festojnë festën e Fitër-Bajramit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Manifestimi qendror i faljes së Fitër Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa ligjeratën e kësaj feste e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, fest që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besomtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”, theksoi Ndër të tjerash ai.
(Kosova Sot Online)