E rëndë: ishte duke vozitur me veturë, vdes taksisti 61-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku një 61-vjeçar, taksist ka humbur jetën, shkruan “Kosova Sot Online”.
Sipas Policisë së Tiranës, taksisti 61-vjeçar ka humbur ndjenjat duke drejtuar makinën dhe më pas ka ndërruar jetë.
Rasti është duke u hetuar.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)