Haxhiu del me thirrje për Prokurorinë Speciale

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 15:38
Haxhiu del me thirrje për Prokurorinë Speciale

Prokurorisë Speciale që të trajtojë me seriozitet çështjet e krimeve të luftës, i ka bërë thirrje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj, janë shtuar katër prokurorë shtesë, gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy staf mbështetës për të ndihmuar prokurorët.

Përkundër që ende nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për gjykim në mungesë, ministrja Haxhiu thotë se ky ligj ka nisur së zbatuari.

“Sa i përket gjykimit në mungesë ka hyrë në fuqi qysh para katër viteve. Sipas informacioneve që unë kam, tash së fundmi ka filluar që të ketë zbatim i njëjti. Mirëpo, për më shumë informacione nuk mund të flas”, shprehet ajo.

(Kosova Sot Online)