
Goditi dhe kërcënoi policin, e pëson keq 35-vjeçari

Një 35-vjeçar në Tiranë ka goditur dhe kërcënuar një nga punonjësit të policisë, ku edhe është arrestuar nga policia, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës, një punonjës Policie“, thuhet në njoftimin publik.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Kosova Sot Online)