Basha pas zgjedhjeve në veri: Keq ua ka prish kumarinë Albin Kurti disave
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas zgjedhjeve në veriun e Kosovës, ku sipas rezultateve preliminare partia e tij ka fituar komunën e Mitrovicës Veriore dhe të Leposaviqit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Basha ka thënë se ditë të vështira kanë ardh për kunarët e Vuçiqit.
Basha ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ua ka prish keq kumarinë do e dove”.
Postimi i tij;
Keq ua ka prish kumarinë Albin Kurti do dove,
Kriminelat i përzuni!
Kontrabandën ua ndali!
Laboratorët e drogës ua shkatrroj!
Bizneset me kriptovaluta ua prishi!
Zgjedhjet e Serbisë ia ndali!
Referendumin gjithashtu, dhe n’fund
Ia prishi blofin Vuçiqit, e la cullak.
Ditë t’shtira kanë ardh për kumarët e Vuçiqit!
(Kosova Sot Online)