Lexoni edhe:
Nuk emërohet Kryeprokurori i Shtetit me dajak në krah e në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën
Pranimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është vendim i pritshëm, pas marrëveshjes së arritur në Ohër”. Kështu deklaroi Bodo Weber, analist politik nga Berlini.
Megjithatë, sipas tij, mosbllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, prandaj ky është vetëm hapi i parë i propozimit evropian të dakorduar, por të pa nënshkruar nga Ohri.
Weber shtoi se pranimi i Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës do të nënkuptonte zhbllokimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare.
“Do të ishte fillimi i zbatimit të propozimit evropian për Kosovën, përkatësisht marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.
“Këtë rrugë paraprakisht e kanë bllokuar disa shtete perëndimore, përfshirë edhe Gjermaninë, derisa u pranua kjo marrëveshje, dhe po ashtu pamë këto ditë që Parlamenti Evropian zhbllokoi liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila dihej se do të ishte e bllokuar nga BE-ja deri në pranimin e marrëveshjes ”, tha Bodo Weber, analist politik nga Berlini.
(Kosova Sot Online )