
Aksident i rëndë, 65-vjeçarja përplaset nga treni

Një 65-vjeçare është lënduar në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi është përplasur nga treni i pasagjerëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mësohet se e lënduara është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)