Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

  • E.k /
  • 26 April 2023 - 08:19
Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Seanca pritet të nis në orën 11:00.

Në këtë seancë pritet të zhvillohet debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Ndryshe, Nagip Krasniqi është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’ dhe të njëjtit i është caktuar një muaj paraburgim.

(Kosova Sot Online)