
Arrestohet një 59 vjeçar në Aeroportin e Prishtinës, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, pasi ishte në kërkim më urdhërarrest ndërkombëtar, përcjell “Kosova Sot Online”.
59 vjeçari është shtetas i Shqipqrisë.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar personi M.M, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim të policisë.
(Kosova Sot Online)