Lexoni edhe:
Sonte në përballjen Inter – Juventus, zbulohen formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Kupës italiane
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka marrë në mbrojtje fuqishëm kryeshefin e pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqin, pasi i njëjti ndodhet në paraburgim nën dyshimet për keqpërdorime të detyrës dhe korrupsion, transmeton "Kosova Sot Online".
Kusari-Lila ka kritikuar opozitën se Nagip Krasniqit po ia bën gjyqin në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se propozon që Nagip Krasniqi të sillet duarlidhur nga paraburgimi në Kuvend dhe të pyetet për procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e tjera.
“Sot opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin atë të prokurorisë, duke e kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore. Për ta realizuar këtë skenar deri në fund, unë i propozoj që ta bëjnë edhe një mocion sot, që Nagip Krasniqi nga paraburgimi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit, ashtu duarlidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera sa ishte ai drejtor”, ka thënë ajo.
Sipas Kusari-Lilës, opozita nëse do të ishte e sigurt që prokuroria ka prova, nuk do ta thirrtë një seancë të tillë.
“Sikur të ishim të bindur se prokuroria e ka të bazuar në fakte akuzën ndaj drejtor tashmë të pezulluar të drejtorit të KEK-ut, ju nuk do të insistonit për këtë seancë”, ka shtuar tutje.
”Por ju nuk mjaftoheni me kaq, meqë dëshironi të merrni meritat për këtë në Kuvendin e Kosovës para qytetarëve. Kjo është një shkarje frojdjane që iu shpërfaq juve me qëllimet dhe synimet që i keni me mandatet e marra, e kundërta me përgjegjësinë e deputetëve që përshkruhet në Kushtetutë”, është shprehur tutje Kusari-Lila.
Ajo tutje ka përmendur edhe rastin e arrestimit të Hashim Rexhepit, duke tërhqur një paralele dhe duke thënë se arrestime të tilla ndodhin jo pse i jepen tender dikujt por pse nuk i jepen tender e kontrata dikujt tjetër.
“Arrestimi ishte spektakluar, sic e kishim parë tek hashim Rexhepi. Pa dashur të paragjykoj asgjë mbi pafajsëinë apo fajësinë e z.Krasniqi, por një paralele me rastin e z.Rexhepi, tregojnë se arrestime të tilla nuk ndodhin pse i jepen tender dikujt, por pse nuk i jepen tender dhe kontrata dikujt tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.
(Kosova Sot Online )