Aksident i frikshëm: Range Roveri" përplas 17-vjeçaren
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur me mjetin e tij tip Range Rover, një vajzë të moshës 17-vjeçare, raporton “Kosova Sot Online”.
Adoleshentja është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)