
Haxhiu: Kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion, ja kam dërguar një picë si humanist që jam

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja dhe ai i PDK’së, Ferat Shala, në seancën e fundit janë përplasur verbalisht, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala tha se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë.
Njërin nga pretendimet e Shalës e ka mohuar deputeti Haxhiu.
Ai i ka thënë se nuk është e vërtetë që e ka nxjerrë Mujën nga burgu, por picë i kishte dërguar me kërkesë të familjes së tij.
“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion, me kërkesë të familjarëve të tij ja kam dërguar një picë si humanist që jam”.
(Kosova Sot Online)