Haki Abazi - Zybës: Të lutem, mshele gojën
Deputeti Haki Abazi është ankuar se nuk po i lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Abazi i është drejtuar ashpër kolegut të tij nga VV-ja, Salih Zybës, gjatë seancës së sotme ku po debatohet lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.
“Zotëri Zyba, kur të vjen radha del e fol këtu, nëse ki çka me thanë. T’lutem, mshele gojën”, tha Abazi.
(Kosova Sot Online)