
Rama: Ambiciet e mija janë që në 8 vjet ta transformojë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë ka thënë se qëllimi i tij që ka ardhur në Kosovë, është që sepse e don Prishtinën dhe se dëshiron që Prishtinën ta transformoj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje, Rama ka shtuar se qëllimi i tij është që brenda 8 viteve ta bëjë që Prishtina të transformohet.
“Nuk jam politikan. Kam ardhë që ta bëjë transformimin e Prishtinës, sepse e dua Prishtinën. Ambiciet e mija janë që në 8 vjet ta transformojë Prishtinën”, tha Rama.
“I kemi 28.8 milionë, ku i kemi 172 projekte që janë të ndërlidhura me këto fonde dhe të cilat neve na duhen. Neve na duhet partneritet e jo qeveri që shkon kundër. Duhet një qeveri që punon me të gjitha komunat”, tha Rama në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
(Kosova Sot Online)