Lexoni edhe:
Vuk Jeremiq tregon si do të shkon Kosova drejtë anëtarësimit në OKB, Vuçiq në Ohër nuk tha që nuk e ka pranuar planin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që në takimin e 2 majit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturve. Kurti ka thënë se pret që kjo çështje të trajtohet me urgjencë në procesin e dialogut, tyransmeton "Kosova Sot Online".
“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit, është urgjente çështja e të pagjeturve. Dhe pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, ka thënë Kurti.
Sot shënohet dita e të pagjeturve, ku bashkë me Kurtin homazhe kanë bërë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjfuca. Mijëra shqiptarë janë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë. Serbia nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë.
(Kosova Sot Online )