Bilall Kasami i ndau Osmanit çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo sot u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Kasami, Osmanit i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”, ndërkaq e para e shtetit të Kosovës i dhuroi Kasamit hartën e Kosovës të punuar me gurët e “Trepçës”.
(Kosova Sot Online)