Deputetët e Kosovës takohen me Von Crammon në Bruksel

  • E.k /
  • 27 April 2023 - 14:03
Deputetët e Kosovës takohen me Von Crammon në Bruksel

Deputetët, Mergim Lushtaku, Besian Mustafa, Agon Batusha, janë duke marrë pjesë në sesionin tre ditor të organizuar nga Komisioni Evropian, me qëllim diskutimin rreth sfidave të rajonit drejt integrimit evropian, të rinjëve në politikë dhe krijimin e hapësirave për dialog, përell “Kosova Sot Online”.

Ai përmes një postimi ka thënë se në këtë sesion ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ku të njëjtën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma evropian.

“Ndër shumë takime e diskutime këtu në Bruksel, sot patëm nderin ta takojmë edhe raportuesen për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian znj.Viola Von Cramon, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat evropian”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)