![Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/20/200x200_rs_1024x759-200811133021-1024-kamala-harris-joe-biden.cm_.81120-600x3601616238531.jpg)
Marrëveshja e Ohrit, ndër temat për të cilën Gërvalla do të flasë në Këshillin e Sigurimit
![Marrëveshja e Ohrit, ndër temat për të cilën Gërvalla do të flasë në Këshillin e Sigurimit](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/12/auto_107945-donika-gervalla-sot-do-ta-vizitoje-luginen-e-presheves1665575733.png)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor nga sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Gërvalla do të flas për të arriturat dhe sfidat e vendit, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohërit.
“Gjatë kësaj seance, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit si dhe t’i njoftojë pjesëmarrësit në seancë për perspektivën e përgjithshme të vendit në vitet pasuese”, thuhet në njoftim i MPJD-së.
(Kosova Sot Online)