Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht
Me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajcak, është takuar sot kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.
“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit.
Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
(Kosova Sot Online)