Blinken: Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht veprimin e përfaqësuesit të lartë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbështeti vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës së entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës si dhe ligjeve penale në këtë shtet.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht veprimin e përfaqësuesit të lartë për të ndihmuar Bosnjën dhe Hercegovinën të ecë përpara drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Blinken në llogarinë zyrtare në Twitter.
“Populli i Bosnjë e Hercegovinës ka nevojë dhe meriton një qeveri funksionale, efikase dhe të përgjegjshme”, shtoi Blinken.
Edhe Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, të enjten, përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë (OHR).
(Kosova Sot Online)