Lexoni edhe:
Kandidatura e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit të anulohet dhe të shpallet konkursi i ri per te zgjedhur një kandidat kredibil për dekretim nga Presidentja!
Deri në mesditë, pjesërisht vendi ynë do të jetë në dominimin e intervaleve me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në shtrirjen Lindore herë pas here pritet të ketë kalime të shpeshta vranësirash. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, duke sjellë dhe kalime të vranësirave edhe në ultësirës perëndimore, transmeton "Kosova Sot Online".
Por nuk pritet që vranësira të krijojnë mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
(Kosova Sot Online )