Lexoni edhe:
Ambasadori Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë, fundi është afër
Tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, janë arrestuar në Angli. Sipas medies, ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, transmeton "Kosova Sot Online".
Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për gazetarin Muhamed Veliu, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.
Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.
(Kosova Sot Online )