
Arrestohen dy mjekë nga Kosova pasi dyshohet se morën qindra euro ryshfet

Pasi dyshohet se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje, Policia e Kosovës i ka arrestuar dy mjekë në Gjilan, transmeton Kosova Sot Online.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(Kosova Sot Online)