
Ja sa punëtorë kanë vd'ekur në vendin e punës gjatë këtij viti

Për katër muaj në Kosovë, nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se askush nuk i mbështet.
Sipas tij, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve. Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsyeje të festojë 1 majin, ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Shumë vende janë të hapura për punë, por Azemi thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta.
(Kosova Sot Online)