
Nis dëshmia e dëshmitarit të 10-të kundër Pjetër Shalës

Sot ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë kundër Pjetër Shalës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo dëshmi do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.
Pjetër Shala, i arrestuar më 16 mars 2021, po akuzohet për krime të kryera mes 17 majit 1999 dhe 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancë të mbyllur.
(Kosova Sot Online)