![Vetëvendosje në Podujevë e para me afër 50%](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/19/200x200_koronavirus-podujeve-600x3601718784573.png)
Era dëmton fasadën në një shkollë
![Era dëmton fasadën në një shkollë](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/02/auto_era1683046920.webp)
Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar një incident në një shkollë në Ersekë.
Raportohet se materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjesë të tyre duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek nxënësit.
Fatmirësisht raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se termoizolimi është bërë gjatë viteve të fundit.
(Kosova Sot Online)