
Dogana e Kosovë i nxjerr në shitje 9 kuaj dhe 1 gomar, ja sa është kilogrami

Dogana e Kosovës ka hapur thirrje urgjente për shitjen e kuajve dhe një gomari të konfiskuara nga kontrabanda, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas ofertës në shitje janë nëntë kuaj dhe një gomar.
Kurse, çmimi i caktuar për 1 kilogramë është 1 euro.
Sipas njoftimit të Doganës, të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik.
Kjo është oferta e publikuar nga Dogana me specifika:
Oferta më e lartë do të jetë fituese. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur. Ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë. Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave. Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës, kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme. Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës. Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 28.04.2023, ora 13:30 në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit ose në ZBD Dheu i Bardhë. Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit. Oferta të mos hapet para datës: 28.04.2023 deri në orën 14:00.
(Kosova Sot Online)