Jasharaj: Kolegët tanë në botë organizuan protesta derisa ne heshtëm më 1 maj
Nuk kemi protestuar të hënën për të mos e “penguar Kurtin në Bruksel”, ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ne në marrëveshje me numrin më të madh të anëtarësisë e duke treguar unitet heshtëm më 1 maj kur kolegët tanë sindikalistë e Evropë e botë më 1 maj organizuan protesta sepse Kryeministri Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta. Nuk penguam Kurtin në Bruksel , por shikoni se çfarë na solli nga atje”, ka thënë ai.
Komunikata e plotë:
Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte Kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkret të udhëheqësve sindikal e në veçanti “babën e grevave “ . “Kur unë shkova të përballesha me Serbinë , më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë”, kishte thënë Kurti duke përcjellë mesazhin të mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në facae book se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paskan ulur forcën goditëse Kurtit.
Unë si përfaqësues i SBASHK-ut ka kohë që nuk po flas dhe i kam lutur gjithë kolegët e mi sindikalistë në arsim që të heshtim për një kohë karshi gjithë përpjekjeve të Qeverisë Kurti dhe ekzekutorit Murati që të na zhdukin na faqja e dheut me sulme , me shpifje drejtuar institucione të drejtësisë, me lajme të rreme për anulimin e Kontratës Kolektive sepse zhurma veprimet tona sindikale i duhen Kurtit.
Ne në marrëveshje me numrin më të madh të anëtarësisë e duke treguar unitet heshtëm më 1 maj kur kolegët tanë sindikalistë e Evropë e botë më 1 maj organizuan protesta sepse Kryeministri Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta. Nuk penguam Kurtin në Bruksel , por shikoni se çfarë na solli nga atje.
(Kosova Sot Online)