Vota për Kosovën në KiE, Abazoviq: Unë i kam thënë ambasadores të votojë
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se i ka thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë, në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha më tej Abazoviq.
Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë.
(Kosova Sot Online)