Abdixhiku: LDK është platforma e vetme e komunikimit me qytetarë

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 21:45
Abdixhiku: LDK është platforma e vetme e komunikimit me qytetarë

Në shënimin e 33-vjetorit të themelimit të partisë në Ferizaj, ka marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se LDK është platforma e vetme e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarë.

Abdixhiku ka lavdëruar kryetarin e LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, i cili ka thënë se puna e tij po merr mbështetje nga çdo gjeneratë.

“LDK ju dëgjon” sot është platforma e vetme e komunikimit politik të drejtëpërdrejtë me qytetarë. Sot ishim në Ferizaj. Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë. Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë. Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë”, ka shkruar Abdixhiku.
“Sot, shënuam dhe 33 vjetorin e organizimit tonë në Ferizaj. Idetë e djathta, shtetare e të kohës, vazhdojnë të jenë vlera që na shoqërojnë 33 vite pas”, ka theksuar në fund ai.

(Kosova Sot Online)