Në këtë vend temperatura arrin deri në 44 gradë celcius
Në Vietnam është shënuar një rekord i ri nga i nxehti, me termometrin që regjistroi temperaturën prej 44.1 gradë Celcius. Kjo është konfirmuar nga një stacion meteorologjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në prill të vitit 2019, me temperaturën 43.4 gradë Celcius. Vetëm një muaj më parë në pjesën më të madhe të Azisë lindore u raportua një valë rekord temperaturash.
Ekspertët përmendin ndryshimet klimaterike si shkakun kryesor të këtij fenomeni. Gjithashtu paralajmërojnë se rekordi i vendosur së fundmi mund të thyhet sërish, ndoshta dhe brenda këtij vitit.
Sakaq, autoritetet këshilluan qytetarët në Vietnam që të shmangin ekspozimin në diell, veçanërisht në orët e mesditës.
(Kosova Sot Online)