Ngjarje e rëndë: 24-vjeçari qëllon me thikë vëllanë e tij
Një 24-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri për motive banale.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
(Kosova Sot Online)