Zemaj: I përhershëm kujtimi për komandant Drinin
Komandant Drinin në 23 vjetorin e vrasjes së tij, e ka përkujtuar, deputeti Armend Zemaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se kujtimi për Komandant Drinin është i përhershëm.
”Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Postimi i plotë i tij:
23 vjet nga vrasja e Komandant Drinit!
Dora argate e armikut, arriti që ta privoi nga jeta Komandant Drinin, mirëpo jo dhe përjetësinë e tij, jo dhe misionin e tij; Kosovën e lirë dhe të pavarur.
I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!
E përhershme do të jetë kërkesa për zbardhjen e vrasjes së tij, në mënyrë që organizatorët dhe ekzekutorët ta marrin dënimin e merituar.
(Kosova Sot Online)