![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare vjen në Kosovë dhe ia bën 'llom' bashkëshorten pejanit
![Ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare vjen në Kosovë dhe ia bën 'llom' bashkëshorten pejanit](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/05/auto_LAJMI_I_FUNDIT1659686329.jpg)
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 60-vjeçar nga Peja, ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që ia ka shkaktua ish bashkëshortja e tij zvicerane, me të cilën ka jetuar në Zvicër kohë me parë derisa janë ndarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Media mëson se para dy ditësh, e dyshuara ka marrë rrugën për Kosovë dhe kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, në rrugën e Vilsonit në Pejë, për t’u takuar me ish burrin, për arsye akoma të panjohura.
Sherri aty plasi dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, kur e mori një veturë nga oborri i shtëpisë së ish burrit dhe u largua, për t’u kthyer sërish më pas. Kësaj radhe, ajo dyshohet se e ka sulmuar gruan me te cilën është martuar ish-burri i saj.
Kjo nuk është hera e parë që zvicerania ka shkuar në shtëpinë e ish burrit të saj në Pejë, por deri më tash nuk është raportuar asnjë incident.
(Kosova Sot Online)