Për t’i larguar nga nxënësit në një shkollë në Podujevë i zënë minjtë me ngjitës
Pamje të tmerrshme të cilat pretendon se janë brenda shkollës fillore “Xheladin Rekaliu” e cila ndodhet në hyrje të Podujevës, ka publikuar Xhemajl Hasani, kryetar i Nismës në degën e Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas pamjeve aty përdoren metoda primitive për largimin e minjve nga ambientet e shkollës.
Pamjet shfaqin se minjtë i zënë me ngjitës, teksa Hasani shprehet se në shkollë nuk ka ujë të ngrohtë, shamponi është pa afat etj.
Kështu i njëjti ka alarmuar për kushtet e rënda në këtë shkollë.
(Kosova Sot Online)