Një djalë tetë vjeçar humb në pyll dhe mbijeton duke ngrënë dëborë
Një djalë tetë vjeçar arriti të mbijetonte dy ditë në një zonë të largët të Miçiganit duke ngrënë borë dhe duke u strehuar nën një trung peme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Vogëlushi Nade Niemi u zhduk të shtunën teksa po bënte kamping me familjen e tij në Porcupine Range State Park. Ai ishte zhdukur, siç raporton BBC , teksa po mblidhte dru për një zjarr.
Më në fund ai u pa të hënën, rreth 3.5 kilometra larg kampingut nën një trung të dëmtuar mirë, i cili e mbrojti atë nga elementët.
Siç i tha policisë se po hante borë për të shmangur dehidratimin.
Zona ishte e largët me shumë ujëra të ndenjura për shkak të stinës.
(Kosova Sot Online)