Prokurorët francezë nisin hetime për vdekjen e gazetarit
Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.
Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.
Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.
Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti.
(Kosova Sot Online)