Vjosa Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit

  • E.k /
  • 11 May 2023 - 08:32
Vjosa Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë, nuk duhet të përdoret “për ta normalizuar” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

E pyetur për rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Osmani ka thënë se duhet pasur shumë kujdes për rrugën që mund të marrë dialogu.

Osmani ka shtuar se nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit.

“Teksa ka tentime për ta bërë atë temë më të rëndësishme sesa të tjerat, unë mendoj që kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për të ardhmen e dialogut. Ne nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, që nënkupton vetëm vonesa dhe zvarritje të procesit. Serbisë nuk i intereson minoriteti serb, por i intereson vetëm që ta ketë një instrument, përmes të cilit do të mund ta sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)