
Gruaja pas konfliktit godet me thikë bashkëshortin e saj 25 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Paskuqan, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se gjatë një konflikti gruaja ka goditur me thikë bashkëshortin e saj 25 vjeçar.
25 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Kurse, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
Paskuqan/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)