Dyshohet se burri sulmoi fizikisht gruan e tij
Pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, është arrestuar një person në Mitrovicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“DHUNË NË FAMILJJE- Mitrovicë 13.05.2023 – 22:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)