Sherri mes nxënësve përfundoi në tragjedi, një i vdekur dhe një i plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gramsh, përcjell “Kosova Sot Online”.
Si pasojë e një konflikti që ndodhi mes adoleshentësh pranë shkollës “Asllan Shahini” ku mbeti i vrarë nxënësi i klasës së nëntë, Fatjon Bici.
Në konfliktin e dhunshëm me thika u përfshinë 5 nxënës të klasës së nëntë, ku për pasojë mbeti i vdekur njëri prej tyre.
Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç.
Akoma nuk dihet se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.
(Kosova Sot Online)